Dilema pa fund, sa pak lojtarë në kontratë tek skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2021 | 16:10

Dilema pa fund, sa pak lojtarë në kontratë tek skuadra e Kategorisë së Parë

Nga muaji maj e deri më tani, te verdhezinjtë ka pasur vetëm largime. Të parët që ikën ishin mesfushori Jetmir Sefa dhe portieri Klajdi Kuka, të cilëve u skadoi kontrata. Më tej erdhi radha e Egzon Shimajt, i cili u shkëput me mirëkuptim, ndonëse kishte edhe një vit marrëveshje.

Besa-Lushnja

E njëjta “skemë” u ndoq edhe me qendërmbrojtësin Alessandro Kacbufi e mesfushorin Bledar Lila, që firmosën tek Egnatia. Ndërkohë, është konfirmuar “divorci” edhe me Kevin Nunjesh, që nuk do të kthehet nga Portugalia. Me këtë bilanc, futbollistë nën kontratë në radhët e Besës mbeten portieri Dobjani, mbrojtësi Perja si dhe dy lojtarët kosovarë Zeqiri e Zekolli.

Nën kontratë është edhe sulmuesi Kaina Nunjesh. Pjesë e Besës do të mbetet edhe shkodrani Alsid Tafili. Por, ende nuk dihet nëse ish-kapiteni Ledjon Muçaj do të vijojë me Besën, pasi nga maji atij i ka përfunduar kontrata me verdheblutë.

Kjo është situata aktuale në kampin kavajas, ndërkohë që presidentit Nexhat Bizhdili do t’i duhet që pas këtij numri të madh të larguarish, të bëjë shumë afrime në ekip.

Më e rëndësishmja, ekipi nuk ka trajner. Ndriçim Kashami nuk ka rinovuar, ndërsa drejtuesit vazhdojnë kërkimet për pasuesin e tij. Ishte si opsion Klevis Dalipi, por nuk pati akord.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"