Dilema nga mbrojtja në sulm, Balaj mund ta nisë nga stoli! Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në sfidën ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 11:45

Dilema nga mbrojtja në sulm, Balaj mund ta nisë nga stoli! Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në sfidën ndaj Egnatias

Trajneri i Vllaznisë, Goce Sedloski, konfirmoi dje në konferencën për mediat se të gjithë lojtarët i ka të gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Egnatias dhe se mund të bënte ndryshime në formacion për t’i dhënë freski skuadrës.nm ,.Nga ajo që është parë në seancën e fundit, ndryshimet pritet të jenë në të tria repartet, edhe pse dilemat mbeten deri në momentet e fundit. Në portë pritet të luajë Kristi Qarri, i cili ka bërë mirë sa herë i është besuar në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Sa i përket mbrojtjes, një ide është që kapiteni Gurishta ta nisë nga stoli, duke qenë se është nga të vetmit futbollistë që ka luajtur më shumë minuta këtë sezon dhe mund të ketë nevojë për pushim.

Në mesfushë ka një balotazh mes Markut dhe Heriçit, ndërsa sa i përket sulmit, gjasat janë që Balaj ta nisë nga stoli dhe në vend të tij të aktivizohet braziliani Kaina.

28

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"