Dilaver u ul në stol, afrimi i janarit pret të debutojë me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 20:37

Dilaver u ul në stol, afrimi i janarit pret të debutojë me Vllazninë

Duke parë formën jo të mirë të javëve të fundit, e për më tepër faktin që prej më shumë se një faze kampionat ai nuk po shënon, trajneri Tomas Brdariç vendosi që të ulte në stol sulmuesin boshnjak, Haris Dilaver, në takimin e fundit kundër Apolonisë.

Deliu Dilaver

Ai i besoi Ardit Hoxhajt dhe brazilianit Viktor da Silva në sulm, me këtë të fundit që rikthehej titullar pas shumë kohësh. Mirëpo, në merkaton e janarit kuqeblutë firmosën me qendërsulmuesin nga Guinea, Salim Cise.

Edhe pse në dy ndeshjet e fundit është grumbulluar, 28-vjeçari nuk është preferuar nga Brdariç. Në klubin kuqeblu besojnë se aftësitë e tij do ta ndihmojnë shumë ekipin, por mbetet për t’u parë se kur do të bindet Brdariç për ta hedhur në fushë. Ndoshta që në ndeshjen e radhës…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"