“Dikush mund të vdiste”, si u shmang tragjedia në finalen e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 21:01

“Dikush mund të vdiste”, si u shmang tragjedia në finalen e Europianit

Angli-Itali ishte një ndeshje që prodhoi shumë emocione por dhe skena të shëmtuara. Tifozët anglez sulmuan pas ndeshjes italianët për shkak të humbjes së pësuar  me penallti. Kjo ngjarje mori vëmendjen edhe të autoriteteve britanike

angli

Huliganë pa biletë

Anëtarja e Parlamentit Britanik, Luis Keisi përmendi praninë e huliganëve në shkallët e stadiumit, si rrezik potencial për sigurinë e të pranishmëve.

“Huliganë pa biletë, të cilët ishin të droguar abuzuan njerëz të pafajshëm dhe oficerë policie gjithashtu. Dikush mund të vdiste”.

Reagimi i organeve

“Jemi me fat që nuk ndodhën gjëra më të këqija. Duhet të marrim masat më të rrepta ndaj këtyre njerëzve, të cilët mendojnë se kjo sjellje është e justifikueshme”.

Policia britanike raportoi se u bënë 51 arrestime gjatë finales, 26 prej të cilave rreth stadiumit  “Wembley”. Sjellja e turpshme e tifozëve anglez u bë titulli kryesor në përfundim të Europianit, ku në vendin që konsiderohet Atdheu i Futbollit të ndodhin incidente aq të turpshme.

itali]

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"