Dikur shkarkonte Ançelotin, Myler bëhet pishman: Gjermani, merr shembull Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 23:36

Dikur shkarkonte Ançelotin, Myler bëhet pishman: Gjermani, merr shembull Realin

Gjendja në kampin e fituesve të 4- fishtë të Kupës së Botës, Gjermani, e cila vjen pas 2 ndeshjeve të vakëta, në Ligën e Kombeve. Përpos rezultateve, ajo çka shqetëson veteranin Tomas Myler është fryma mbizotëruese në ambient. 33-vjeçari ka gërmuar në “arkivin” e kujtimeve me trajnerë të ndryshëm, me të cilët ka bashkëpunuar dhe ka gjetur “diagnozën” e duhur për të ndryshuar sa më shpejt mentalitetin në përfaqësuesen e “Pancerave”.

muellerancelotti-696x424

Interesant është fakti se ideja e lojtarit bavarez vjen nga ish-tekniku i Bajernit, Karlo Ançeloti: “Teknika e aplikuar nga Ançeloti te Real Madridi është e shkëlqyer. Madrilenët nuk janë në periudhën më të lavdishme të tre, por ata besojnë në vetvete dhe e mbajë kokën lart pas çdo ndeshje.

Përfundimet flasin vetë me trofetë dhe rezultatet e arritura. Aplikimi i një skeme të tillë në kampin tonë do të na ndihmojë në pasqyrimin e aftësive ndaj çdo kundërshtari. Nuk mendoj se ekipi përfaqësues ka nevojë për elementë shtesë në reparte të caktuara, e gjitha buron nga besimi dhe përgjegjësia e djersitjes së kësaj fanelle të rëndë”, pohoi besimplotë lojtari gjerman.

Përveç këtij elementi, historia e dyshes Myler-Ançeloi shkon në parantezë nga marrëdhënia e ndërlikuar gjatë kohës kur ata bashkëpunonin në Mynih. Vetëm 1 vit ka zgjatur marrëdhënia e kësaj dysheje, ekzaktësisht gjatë periudhës 2016-2017 dhe shkaku kryesor, përpos rezultateve, ishin debatet mes Mylerit dhe Ançelotit, të cilat u konkretizuan me largimin e teknikut italian. Ndërsa tashmë, pas 5 vitesh, veterani i Bajernit e gjen shpëtimin e kombëtares dhe rrugën e suksesit ndaj atij që nuk dëshironte më në “Allianz Arena”, taktikat psikologjike të “Don Karlos”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"