Dikur refuzoi Shqipërinë, sot pret një tjetër ftesë nga Pontedera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2016 | 15:53

Dikur refuzoi Shqipërinë, sot pret një tjetër ftesë nga Pontedera

Kushdo që refuzon kombëtaren shqiptare të futbollit duhet të kujtojë mirë historinë e Elvis Kabashit, një mesfushori i cili e shihte veten si shumë të talentuar për kuqezinjtë, por që sot pret me ankth një përgjigje pozitive nga… Pontedera në Lega Pro.

kabashi

Kabashi, i formuar në akademinë e Empolit përkrah Elseid Hysajt, në vitin 2012 bëri lëvizjen e karrierës së tij, duke iu bashkuar Juventusit, në akademinë e bardhezinjve. Asokohe, mesfushori e cilësoi veten një talent të jashtëzakonshëm dhe pasi luajti me kombëtaren U-19, i kërkoi FSHF-së që të mos e grumbullonin me U-21, pasi e ndjente veten italian dhe priste ftesën e Italisë.

Kabashi_771765

Që nga ai moment, karriera e Kabashit nuk ka ecur ashtu siç e priste djaloshi. Huazimi te Peskara në Serinë B ishte një dështim, ashtu si edhe ai te Den Bosh në Holandë. Gjërat shkuan pak më mirë në sezonin e kaluar, kur lojtari e pa veten të luante rregullisht me klubin e Pontedera, në Lega Pro të Italisë.

image

Sipas mediave italiane, futbollisti 22-vjeçar pret sot një tjetër ftesë nga Pontedera, ku do të kalojë përsëri si huazim nga Juventusi. Kuptohet që duke luajtur në një kategori të tillë, ftesa nga përfaqësuesja italiane vështirë se do të vijë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"