“Dikur qëndronim në burgjet e Serbisë 45 ditë pa e parë qiellin”, mesazhi rënqethës i trajnerit shqiptar: Të jeni të bindur se …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 13:37

“Dikur qëndronim në burgjet e Serbisë 45 ditë pa e parë qiellin”, mesazhi rënqethës i trajnerit shqiptar: Të jeni të bindur se …

Për shkak të situatës së vështirë të Koronavirusit, shumë qytetarëve në mbarë botës, u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen me shpejtësi të këtij virusi që po bën “kërdinë” kudo.

Bekimi

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe trajneri shqiptar nga Kosova, Bekim Shotani, i cili ka bërë një paralelizëm me vitet e kaluara, kur ai qëndroi në burgjet e Serbisë plot 45 ditë pa e parë qiellin me sy, teksa u arrestua nga policia serbe pasi nuk kishte kryer shërbimin ushtarak që asakohe ishte i detyrueshë.

Shotani

“Qëndroni në shtëpi në këtë periudhë të vështirë. Kur ne dikur si të burgosur politik në burgjet e Serbisë qëndronim në qeli pa e parë qiellin edhe për 45 ditë, të jeni të bindur se kjo është më e lehtë”, u shpreh Bekim Shotani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"