Dikur provohej te Milani, tashmë Eriksen zgjedh Interin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 18, 2020 | 23:02

Bota FB LAJMI KRYESOR Seria A Të fundit

Dikur provohej te Milani, tashmë Eriksen zgjedh Interin

Një karrierë e programuar që në djep. Nuk mund të ndodhte ndryshe për Kristian Eriksenin e rritur nga një baba trajner e me shumë dashuri për futbollin. Përvoja e parë ishte Midelfart, ku me ekipin e paratërinjve regjistroi tri sezone me zero humbje. Ishulli i Funen, në brigjet e Danimarkës, i rrinte ngushtë talentit të tij dhe 14 vjeç kalon tek Odense, ku fiton titullin në radhët e skuadrës U-17.

Eriksen

Në atë periudhë bëri edhe një provim për Milanin, por kur e pyetën se si shkoi, djaloshi u përgjigj: “Mirë, ishte bukur”, por më pas mori topin dhe vijoi të stërvitej i vetëm. Vetëm një vit më pas do të zgjidhte Ajaksin që e bleu për 1 milion euro, pavarësisht morisë së kërkesave nga më të mëdhatë e Europës. Zgjedhja holandeze u argumentua me faktin e dëshirës së vetë Kristianit për të mos e bërë hapin më të madh se këmba.

kristian eriksen

RRITJE ME RENDIMENT

Me “Harkëtarët” Eriksen nisi menjëherë fluturimin. 17 vjeç debuton me ekipin e parë, teksa një sezon më parë shndërrohet në titullar me fanellën numër tetë mbi supe. Ajaksi, që talentet i njeh mirë, i propozon një klauzolë prej 13 milionë eurosh. Shumë “qesharake”, sidomos për Totenhemin që e shfrytëzoi për ta blerë në verën e vitit 2013. Edhe në këtë zgjedhje danezi arsyetoi duke zgjedhur perspektivën përpara historisë.

Me Poçetinon në timonin e “Spurs”, vetëm De Brujne bën më mirë në aspektin e asisteve, teksa golat, në secilin nga pesë sezonet e fundit kanë qenë minimalisht 12. Përveç shkëlqimit, në Angli hodhi poshtë çdo thashethem mbi forcën apo shpejtësinë. Çdo vit nuk ka humbur më shumë se dy sfida për çështje dëmtimi, teksa për presing dhe kilometra ishte ndër lojtarët më me rendiment të Totenhemit, ku në 7 sezone ka interpretuar çdo rol të mesfushës. Siç thamë, një karrierë e programuar që në djep, por prej vitesh është koha e fakteve.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com