Dikur luante kundër Anglisë, një portier nga Hong Kongu në provë te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 19:22

Dikur luante kundër Anglisë, një portier nga Hong Kongu në provë te Vllaznia

Me sa duket, drejtuesit e klubit dhe ata të ekipit vijojnë që të kërkojnë jo vetëm për një lojtar sulmues, por edhe për një portier. Dje për provë është afruar malazezi Millosh Budakoviç, por nuk ka bindur drejtuesit dhe është larguar. Por, një tjetër portier ka mbërritur po dje në skuadër.

Kristijan Naumovski

Maqedonasi Kristian Naumovski do të qëndrojë në provë te kuqeblutë dhe, në rast se bind drejtuesit, do të firmosë edhe një kontratë për sezonin e ri. 28-vjeçari ka luajtur më parë me skuadrën Hg Pegasus në Hong Kong ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë, 6 ndeshje me ekipin A dhe 13 me atë U-21. Me këtë të fundit ka qenë titullar në dy ndeshjet kundër Anglisë në vitin 2009.

Kristijan Naumovski

Ndërkohë, dyshja e portierëve Selimaj e Sherri vijojnë normalisht seancat stërvitore, duke treguar se do të jenë ata që do të japin siguri në katërkëndëshin e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm futbollistik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"