Dikur ishte pjesë e Barcelonës, braziliani i PSG-së: Duhet të hakmerremi për atë përmbysje 6-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 18:50

Dikur ishte pjesë e Barcelonës, braziliani i PSG-së: Duhet të hakmerremi për atë përmbysje 6-1

Rafinja Alkantara rikthehet të luajë në “Camp Nou”, por këtë herë si kundërshtar. Nuk është hera e parë që e bën diçka të tillë, por shpreson që të ketë minuta dhe të mundë ish-shokët e skuadrës.

rafinha-en-su-primer-entrenamiento-con-el-psg

Braziliani e ka përjetuar përmbysjen 6-1 si lojtar i Barcelonës. “Cila skuadër nuk do të kishte vuajtur pas asaj përmbysjeje? Të gjithë do të ishin mërzitur, por i tillë është futbolli. Tani kemi shanse që të hakmerremi për të mirën e PSG-së.

Nejmar? Ne kemi luajtur bashkë për shumë vite, por e shoh më të karikuar dhe më të motivuar. Më vjen keq që nuk do të jetë për këtë ndeshje sepse ai është shumë i rëndësishëm për ne. E shoh më të maturuar në çdo aspekt”, ka thënë Rafinja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"