Dikur i dha shansin Pirlos të debutonte, Luçesku “elozhe” italianit: Juventusi fiton Champions-in me stilin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 15:25

Dikur i dha shansin Pirlos të debutonte, Luçesku “elozhe” italianit: Juventusi fiton Champions-in me stilin e tij

Mirçea Luçesku, njeriu që i dha debutimin Pirlos që në moshën 16-vjeçare te Bresha, do të luajë ndeshjen e dytë kundër nxënësit të tij, pas humbjes në Ukrainë. Trajneri i Dinamos së Kievit gjithsesi beson se me stilin e lojës që po punon “Maestroja”, Juventusi mund të fitojë Champions-in.

Soccer Football - Champions League - Group G - Dynamo Kyiv v Juventus - NSC Olympiyskiy, Kyiv, Ukraine - October 20, 2020 Juventus coach Andrea Pirlo with Dynamo Kyiv coach Mircea Lucescu after the match REUTERS/Valentyn Ogirenko

“Kur flet për një Juve në vështirësi, është e vështirë që ta besosh, sepse ata kanë aq shumë kampionë, sa mund të mbulojnë këdo që mund të mungojë për dëmtim apo si rrjedhojë e COVID-it. Ndërkohë, ne duam që të marrim një rezultat sa më pozitiv, për të shkuar në Ligën e Europës dhe do të luftojmë deri në fund. Loja e Pirlos nuk bind? Prisni, mos të flasim shumë herët. Andrea dhe Juvja po kërkojnë të ndërtojnë mekanizmat e një stili ofensiv, me të cilin mund të fitohet Champions-i”, deklaroi tekniku veteran rumun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"