“Diktatura” e Panuçit, trajneri urdhër të prerë për Mavrajn. Kapiteni i Kombëtares në hall

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 12:13

“Diktatura” e Panuçit, trajneri urdhër të prerë për Mavrajn. Kapiteni i Kombëtares në hall

Mërgim Mavraj duket se do të jetë një mungesë për Arisin, në ndeshjen që ekipi grek do të luajë këtë të hënë në Superligë, ndaj Apollonit. Në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por arsyeja e vetme është grumbullimi me Kombëtaren.

mavraj

Kapiteni i Shqipërisë, është thirrur nga Panuçi, dhe të hënën nisin përgatitjet e kuqezinjve, ndërkohë që Mavraj ka kërkuar nga klubi grek që të bashkohet me ekipin Kombëtar. Nga Arisi kanë kërkuar që ta kenë mbrojtësin të gatshëm edhe për sfidën e së hënës, më pas të bashkohet me përfaqësuesen.

Por, siç thuhet nga mediat greke, diçka e tillë është refuzuar nga FSHF, dhe për trajnerin Panuçi këto rregulla janë thelbësore, dhe përjashtim nuk bën as kapiteni. Ndërkohë, shqiptari tjetër tek Arisi, Migjen Basha, është i pezulluar për këtë takim dhe mund të bashkohet lehtësisht.

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, ai që e pësoi nga kjo “diktaturë” e Panuçit, ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi. Kavajasit i duhej të kërkonte disa orë leje, për të firmosur një kontratë të re në Turqi, por tekniku italian nuk e toleroi këtë kërkesë të Cikalleshit, për të ikur nga grumbullimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"