“Diktatori” Lampard, gjoba të çmendura për lojtarët e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 16:03

“Diktatori” Lampard, gjoba të çmendura për lojtarët e Çelsit

Fillimi i sezonit të Premier Ligës për Çelsin e ri me targë “Lampard” është i jashtëzakonshëm: 6 fitore në 6 takimet e fundit dhe vendi i dytë së bashku me Lestërin, përpara Sitit dhe vetëm pas Liverpulit të paarritshëm.Lampard

Një rezultat fantastik për një skuadër që nuk bëri dot merkato në verë dhe trajneri i ri u ka besuar djemve të akademisë. Ato që mund të ketë ndikuar në këto rezultate mund të jenë edhe rregullat e vendosura nga Lampardi, të cilat janë me të vërtetë interesante. Në faqen e murit të qendrës stërvitore të Çelsit, është varur në një kornizë lista e gjobave që mban nënshkrimin e trajnerit.

Sanksioni më i rëndë është vendosur për një futbollist që do të prezantohet vonë në stërvitje, 20 mijë sterlina. Vetëm 2500 paund gjoba nëse prezantohesh vonë në ditën e ndeshjes, përpara nisjes së skuadrës dhe në takimin në dhomën e zhveshjes: për këtë të fundit, gjoba shtohet me 2500 paund të tjera për çdo 15-minutësh vonesë që kalon.

Për vonesën në palestër gjoba është 1 mijë paund, ndërsa gjoba prej 500 sterlinash aplikohet për çdo minutë vonesë në takimet e skuadrës. Vonesat në takimet me mjekët kushtojnë 2500 paund. Po të mos hysh në autobusin e skuadrës, i kushton çdo lojtari 5000 paund, të paktën nëse trajneri apo një nga asistentët e tij nuk është njoftuar të paktën 48 orë më herët. I njëjti sanksion në rastet kur refuzon të marrësh pjesë në një event që përfshin skuadrën.Lampard

Interesante edhe gjoba për atë që fsheh një dëmtim përpara ditës së pushimit ose 1.5 orë përpara nisjes së stërvitjes (10 mijë paund). 1000 paund për atë që nuk prezantohet me kostumin e ekipit në rast udhëtimesh apo ditën e ndeshjes. Në fund edhe një tjetër gjobë interesante: kujt i bie zilja e telefonit gjatë ngrënies apo takimeve të skuadrës, do të paguajë 1000 paund. E sikur të mos mjaftojnë gjobat, ekziston edhe sistemi i kamatëvonesës. Nëse gjoba nuk paguhet brenda 14 ditëve, atëherë ajo dyfishohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"