“Dihet që Hoxhallari nuk është më pjesë e jona”, Shehi: Për mua është pjesë e mbyllur, por i mbetet klubit që ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 19:22

“Dihet që Hoxhallari nuk është më pjesë e jona”, Shehi: Për mua është pjesë e mbyllur, por i mbetet klubit që ta…

Tirana mori një humbje në derbi përballë Dinamos në shifrat 2-1 në javën e parafundit të Superiores. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i bardhebuve, Orges Shehi, dha opinionin e tij për skuadrën, ku përmendi dhe se Hoxhallari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

bandicam 2022-05-21 19-15-18-343

Humbje që djeg më pak? – Është e vërtet që humbja humbje ngelet. Kurrsesi nuk donim ta humbnim. Jam i sigurt që skuadra ka prodhuar lojë. Edhe statistikat, në 23 raste. Skuadra ka tentuar ta fitojë ndeshje. Përqendrimi mungon pak.

Opsionet që do të kenë? – Nuk është vetëm te lojtarët. Të gjithë janë pjesë e jona. Dikush ka luajtur më shumë, disa më pak. Kemi menduar të bëjmë pak pushime. Sot menduam një modul rezervë. Luajtëm mirë. Duhet të improvizojmë dhe në mbrojtje se dihet që Hoxhallari nuk është më pjesë e jona.

Duhet përforcuar skuadra? – Duhet përforcuar. Lojtarët cilësor janë vështirë për t’u gjetur. Ne kemi 2-3 javë që kërkojmë për element. Lojtarët që janë në stol janë akoma në moshë më të re dhe kërkojnë besim që të marrin eksperiencë.

Tirana në marketing apo Tirana në Europë? – Lojtarët po rinovojnë një nga një. Toli është pjesë e jona, Filipi pjesë e jona. Hoxhallari na la një boshllëk shumë të madh. Taulanti, Xhixha dhe Totre që kërkohen shumë, janë në kontratë. Për mua pastaj është pjesë e mbyllur, por nuk më mbetet mua ta zyrtarizojë, por i mbetet klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"