Diego Maradona sulmon Lionel Mesin: S’e arrin dot nivelin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 17:25

Diego Maradona sulmon Lionel Mesin: S’e arrin dot nivelin tim

Napoli-Barcelona ka pasur një shikues special: Diego Armando Maradona. E ka ndjekur supersfidën e Ligës së Kampioneve në Argjentinë dhe u përlot teksa i gjithë stadiumi “San Paolo” nisi të këndonte emrin e tij dhe këngët që për 7 vite i dëgjoi në fushën e lojës dhe udhëhiqte napolitanët drejt ëndrrave të mëdha.maradona mesi

Maradona e ka parë me vëmendje sfidën e Leo Mesit në “shtëpinë” e tij, aty ku shumë vite më parë dhuronte spektakël në fushë dhe fitonte trofe si dy tituj kampionë, një Kupë UEFA, një Kupë Italie dhe një Superkupë italiane. Napoli në epokën e tij ishte një ekip që i mahniste të gjithë, ndërsa tani është në kërkim të lavdisë.

KUNDËR MESIT – Diego Armando Maradona nuk e ka humbur shansin për të sulmuar Lionel Mesin pas kësaj ndeshjeje. Ai ka komentuar barazimin e të dyja skuadrave në “San Paolo”, pastaj edhe për Leo Mesin. “Do të më pëlqente që të isha në fushën e lojës dhe ta kisha kundër Leo Mesin. Erdhi të luante në ‘San Paolo’ jo në momentin më të mirë të Napolit.

Mesi nuk e ka parë kurrë atë që kam parë unë apo të përjetonte gjërat që përjetoja unë. Ky është avantazhi im ndaj tij. Ai sigurisht që mund të luante te skuadra e Napolit. Megjithatë, besoj që nuk do të arrinte kurrë gjërat që kam arritur unë. Këtë dua ta theksoj.
SPORT-PREVIEW-Diego-Maradona-and-Lionel-Messi

Do të më pëlqente që Napoli të kishte një Leo Mesi, por nuk do të arrinte kurrë gjërat e mia”, ka thënë ish-kampioni argjentinas.

Këto deklarata kanë ardhur pak orë pasi djali i tij tha se Mesi nuk mund të krahasohet kurrë me Maradonën për gjërat që kanë arritur dhe se Diego ishte jashtëtokësor në krahasim me Leon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"