Diego Kosta shpëton Konten te Çelsi, Xhaka titullar me Arsenalin (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2016 | 19:42

Diego Kosta shpëton Konten te Çelsi, Xhaka titullar me Arsenalin (FOTO)

UPDATE/ Kampionët e Premier Ligës ndahen në “paqe” me Arsenalin. Ndeshja e vlefshme për Javën e Dytë të kampionatit anglez mes Leiçester Sitit dhe Arsenalit u mbyll në barazim pa gola.

Granit Xhaka te Arsenali

Granit Xhaka te Arsenali

Në këtë sfidë luajti si titullar edhe mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Por ky i fundit u zëvendësua në minutën e 73′ të lojës nga trajneri Arsen Venger dhe në vend të tij luajti Wilshere.

Më herët, nuk munguan surprizat në gjashtë takimet e luajtura këtë të shtunë në Premier Ligë.

Blutë e Antonio Kontes morën një fitore të vështirë në transfertë ndaj Uatford-it me rezultatin 1-2. Goli i Diego Kostas në minutën e 87′ të lojës i dha fitoren Çelsit në derbi, duke siguruar fitoren e dytë në Premier Ligë.

175236900-5124a4d7-9d85-435b-b4bd-c23e8ddf4558 (1)

Një tjetër rezultat pozitiv mori Mançester Siti në transfertë ndaj Stoke Sitit.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultatin e thellë 1-4, duke kapur përkohëshit kreun e klasifikimit në Premier Ligë me 6 pikë, po aq sa edhe Mançester Junajtid, Hull dhe Çelsi, por me golavorazh më të mirë.

376D791700000578-0-image-a-173_1471706214191

Liverpuli bëri një hap pas ndaj Burnlei-t duke humbur 2-0 në transfertë, ndërsa Totenhemi fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kristal Palace.

Sfita tjetër e vlefshme për Javën e Dytë të kampionatit anglez mes Uest Bromit dhe Evërtonit u mbyll në shifrat 1-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"