“Nuk kam një skemë fikse, e vendosin lojtarët”, flet Sormani: Ju garantoj se do të punoj fort, ja rivalët për titull
Adolfo Sormani do të debutojë në stolin e Partizanit ditën e nesërme ndaj Skënderbeut, në këtë rikthim të dytë të tij. Në prag të sfidës së nesërme, tekniku italian ka dalë para mediave, ku ka treguar se në çfarë aspekti po punon me ekipin.
Gjendja fizike e skuadrës?
Çdo skuadër në momentin që ndryshon trajner, do të thotë se diçka nuk ka shkuar mirë. Kam punuar shumë me skuadrën gjatë gjithë këtyre ditëve, për sa i përket aspektit psikologjik. Më pas skuadra do të rritet edhe në aspektin fizik dhe do të jetë grupi më i harmonizuar gjithnjë edhe më shumë.
Emocionet për këtë rikthim?
Sigurisht që emocionet ekzistojnë dhe janë pjesë e punës sonë. Metoda e punës sime është që të fokusohem dhe të jem i kujdesshëm. Momentalisht objektivi primar që kam është të jem i fokusuar te skuadra dhe tek ndeshja që na pret.
Keni nevojë për merkato dhe ku?
Sigurisht unë bisedoj me drejtorin Rama, dhe presidentin Demi. Duke qenë se jemi në kontakt, do mundohemi të përmirësojmë gjërat. Unë dua të punoj me skuadrën që kam, që për mendimin tim janë më të mirët dhe kam detyrë të marr maksimumin. Ky është edhe objektivi im. Kush më ka njohur edhe nga eksperienca e parë këtu, unë asnjëherë nuk flas për individë, por për skuadrën. Për të fituar duhet të jesh skuadër, ndryshe nuk fiton asgjë. Edhe skuadrat e mëdha nuk po ia dalin të fitojnë me vetëm një lojtar cilësor. E rëndësishme është që të kemi frymën si skuadër.
Çfarë prisni ekipi?
Unë pres një skuadër që të kërkojë gjithmonë rezultatin, agresive, e përqendruar, te jetë një skuadër me lojtarë të fortë që e mbështesin njëri-tjetrin. Pas 90 minutave të mos kenë asnjë peng që nuk dhanë diçka në fushë.
Skuadra më i mirë, e para apo kjo tani?
Kanë qenë dy skuadra të ndryshme, por kjo skuadër ka lojtarë më të fortë. Është një grup i mirë, por ka ende më shumë mundësi për tu rritur.
Për mendimin tim, Partizani ka lojtarët më të mirë. I respektoj skuadrat e tjera.
Mungesat?
Mendoj se nuk do përbejnë problem, pasi kemi lojtarë të tjerë që i zëvendësojnë.
Skënderbeu?
Nuk e përgatis skuadrën, të hyjë në fushë për të mos marrë tre pikët. Kam respekt për të gjithë kundërshtarët, i quaj të gjithë të barabartë.
Rivalët për titull?
Sigurisht do të veçoja Kukësin, por edhe Tiranën, që po tregon një formë shumë mirë.
Moduli?
Skemat e lojës, janë ato që i japin siguri lojtarëve. Por lojtarët do i përcaktojnë skemat me ato që do të tregojnë. Lojtarët duhet të japin maksimumin aty ku i vendos, nuk do të kem një skemë fikse. Do të jetë një skuadër agresive dhe që luan shpejt.
Ndryshe nga italianët e tjerë në skuadër?
Thjesht do të punoj fort. Unë që mund të garantoj është se punoj fort dhe ia u kërkoj edhe lojtarëve. Ia u garantoj se do të jetë një skuadër me shpirt.
Esat Mala?
Mala është një çështje për sa i përket klubit. Me klubin komunikoj çdo orë, por vendosin drejtuesit për të.
Trashi si mbrojtës i majtë?
Ka dhënë mjaft mirë aty, nuk përbën problem të ndryshojë pozicion, po tregon formë shumë të mirë në atë pozicion dhe nuk ka pse të ndryshojë.
Ekipi?
Për sa kohë jemi kampionë, duhet të vazhdojmë të fitojmë. Kush vjen te Partizani duhet t’i dijë objektivat. Të gjithë ne duhet të ecim në të njëjtën rrugë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"