Korabi ëndërron Superioren/ Canaj: Dinamo është shtëpia ime, por fituam me meritë; Skuka: Shpallem golashënues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2021 | 15:25

Korabi ëndërron Superioren/ Canaj: Dinamo është shtëpia ime, por fituam me meritë; Skuka: Shpallem golashënues

Për Agim Canajn nuk ishte një ndeshje e lehtë. Edhe pse u bë javë që është në krye të Korabit, dihet lidhja e tij shpirtërore me Dinamon. Ka luajtur dhe e ka trajnuar, ndaj blutë janë për të një shtëpi. Një gjë të tillë e pohon edhe vetë, gjatë deklaratës së dhënë për gazetën pas ndeshjes:

Korabi Canaj

“Jam shumë i emocionuar, pasi luajta kundër ekipit tim. Dinamo është shtëpia ime, por unë sot (dje) drejtoj Korabin dhe arrita të marr një fitore të merituar. Kemi humbur shumë raste për shënim dhe rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, por Marku dhe Skuka hezituan para porte. Shpresoj që ne të jemi pretendentë për Superiore. Gjithsesi, përpara kemi dhe gjashtë javë për t’u luajtur. Tani unë mendoj për ndeshjen e radhës dhe jo për të fundit. Besoj se me Dinamon do të përballemi sërish”.

Xhuljano Skuka është “bomberi” i Korabit. Kishte 4 ndeshje që nuk shënonte, por dje i nderoi dibranët. Edhe pse me penallti, ajo rrjetë ka mjaft peshë.

Skuka

“Nuk ka shumë rëndësi kush shënoi, por fitorja që arritëm. Shpresoj të ecim me këtë ritëm pasi objektivi ynë është Superiorja. A do të shpallem golashënuesi më i mirë i grupit? Kam shënuar deri tani 8 gola dhe ëndërroj ta kap këtë objektiv personal, por më e rëndësishme është të fitojë ekipi”, u shpreh sulmuesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"