Dibala zbarkon në “San Siro”, takohet me Zanetin dhe ndez zërat e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 20:41

Dibala zbarkon në “San Siro”, takohet me Zanetin dhe ndez zërat e merkatos

Paulo Dibala ka zbarkuar në stadiumin “San Siro” për të luajtur një ndeshje miqësore të organizuar nga ish-sulmuesi kamerunas, Samuel Eto.

dibala

Ai do të luaj përkrahë Totit në këtë sfidë, i cili e kërkon atë te Roma dhe që pati një takim me argjentinasin ditën e sotme.

Gjithsesi, zbarkimi i tij në Milano nuk do të jetë vetëm për këtë sfidë miqësore. Sulmuesi është takuar menjëherë me zëvendës presidentin e Interi, Javier Zaneti, ku kanë folur dhe për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"