Dibala “shmang” Bajernin: Objektivi i Juventusit është i njëjti, nuk mendoj për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 17:19

Dibala “shmang” Bajernin: Objektivi i Juventusit është i njëjti, nuk mendoj për…

Paolo Dibala shënoi golin e parë me Argjentinën në miqësoren kundër Meksikës. Ai u fut në fushë 10 minuta përpara fundit dhe arriti të linte shenjën e tij në këtë takim. 25-vjeçari është shfaqur shumë i lumtur pas takimit. Për “Bild” ai deklaroi se nuk është shumë i interesuar për merkaton dhe se prioriteti i tij është vetëm Juventusi.

Dibala

“Jam i lumtur që po luaj me Juventusin dhe kemi objektiva të mëdha për të arritur. Merkato nuk është shqetësim për mua pasi nuk po mendoj për të. Mentaliteti i Juves është i njëjti, të fitojmë gjithçka”, është shprehur Dibala. Kujtojmë se orët e fundit ka pasur një një interes për të nga Bajerni i Mynihut, por argjentinasi duket se po e shijon eksperiencën e tij, sidomos pas ardhjes së Ronaldo në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"