Dibala sërish në stol, i vëllai shpërthen: Nëse ata nuk fitojnë para prej teje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 11:58

Dibala sërish në stol, i vëllai shpërthen: Nëse ata nuk fitojnë para prej teje…

Paulo Dibala nuk po kalon një periudhë aspak të mirë në karrierën e tij. Si të mos mjaftonte stoli tek Juventusi, ai është lënë si zëvendësues edhe te Argjentina, ku në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kolumbisë, u fut në fushë nga trajneri Skaloni vetëm në minutën e 54-t.

dibala

Por, situatën e ka ndezur më shumë një postim i vëllati të Dibalës, Gustavo, në rrjetet sociale para fillimit të ndeshjes. “Nëse ata nuk fitojnë para prej jush, atëherë nuk keni për të luajtur” – shkruante Gustavo Dibala në Tëitter.

Gjithsesi, pas ndeshjes, trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, hodhi poshtë çdo fjalë për ndonjë problem me Dibalën. “Me të vërtetë mendoni se kam një problem me Dibalan? Paulo është një fenomen, ai është një lojtar i shkëlqyer futbolli. Ne duhet të shikojmë përpara, jo prapa”.

414058_TS_12-09-18_7235249761_

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"