Dibala mungon ndaj Milanit për shkak kartonësh, Sarri e zëvendëson me një shqiptar. Ëndërrohet debutimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 16:45

Dibala mungon ndaj Milanit për shkak kartonësh, Sarri e zëvendëson me një shqiptar. Ëndërrohet debutimi

Një nga lojtarët më në formë padyshim është Paulo Dibala, i cili në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer me gola dhe asiste për Juventusin.DIBALA

Megjithatë për një ndeshje të rëndësishme për bardhezinjtë siç është ajo ndaj Milanit, sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i gatshëm, kjo pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Megjithatë pavarësisht gjithçkaje, Mauricio Sarri e ka gati zgjidhjen dhe e ka gjetur zëvendësuesin e argjentinasit. Trajneri ka grumbulluar për ndeshjen e sotme Xhakomo Vrionin, i cili është grumbulluar në shumë ndeshje me ekipin e parë të Juventusit por nuk ia ka dalë të debutojë.

Vrioni

Pikërisht ditën e sotme, sulmuesi shqiptar ëndërron debutimin në një stadium të madh si “San Siro” ndaj një skuadre gjithashtu të madhe siç është Milani.

lista

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"