Dibala: Jam një yll, por edhe një njeri i vetmuar. Kam refuzuar bluzën e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 22:34

Dibala: Jam një yll, por edhe një njeri i vetmuar. Kam refuzuar bluzën e Italisë

Zoti na jep një dhunti, por më pas atë dhun ti duhet ta punosh dhe t’i japësh formën e duhur. Kam parë shumë fenomenë në sektorët e të rinjve, djem të ri, për të cilët thoshin: ‘Sikur të kishin punuar më shumë me mendjen e tyre, mund të ishin Maradona ose Mesi’.

Pikërisht, unë jam munduar të punoj, mbi të gjitha, për të evituar këtë gjë dhe kjo është stërvitja më e fortë që më duhet të bëj”. Objektivin sportiv ai e ka arritur, sepse sot e kësaj dite, Paulo Dibala është një prej futbollistëve më të fortë në rolin e tij. Sulmuesi i Juventusit ka hequr dorë për disa minuta nga “veshja” e futbollistit dhe për revistën e modës, “Vanity Fair”, ka treguar diçka më intime për veten.

Dibala feston

Nga rrugët e Laguna Largas e Kordobas, tek ato aktuale të Torinos, me zemrën të mbushur plot nga kujtimet e babait Adolfo. “Ai ndërroi jetë prej një tumori, kur isha vetëm 15 vjeç. Ishte një dhimbje tepër e fortë. Në muajt që paraprinë ndarjen nga jeta nuk arrinte më të vinte të më takonte, prandaj klubi vendosi që të më japë disa kohë leje, që të shkoja unë ta takoja në shtëpi. Gjashtë muajt e fundit përkrah tij ishin shumë pak për mua, aq sa pasi ndërroi jetë, isha tepër i tunduar nga fakti për të hequr dorë nga gjithçka… Ndoshta një ditë do ta ritakoj, ndoshta jo, por për babanë tim mendoj çdo ditë dhe të gjithë golat e mi i dedikohen mbi të gjitha tij”.

NJERI I VETMUAR – Tregimet e “diamantit” bardhezi vazhdojnë edhe në tema të tjera, ku shumë interesante është ajo e jetës milionere të futbollistëve, e cila nuk duket të jetë kaq e bukur saç mendohej: “Kur kemi një top mes këmbëve, ne futbollistët jemi njerëzit më të lumtur në botë. Ndërsa ajo që ndodh në prapaskenë, shpesh nuk është e bukur aspak, madje ndonjëherë është tepër e frikshme. Si ndihet një lojtar që vjen në nivelin tim? Në shumicën e rasteve ju garantoj se ndihet një burrë shumë i vetmuar. Pavarësisht famës, shpeshherë kjo është vetëm një fasadë në pamje e bukur, sepse jeta e përditshme është pak herë e bukur”, vazhdon Dibala.

dibala

TOPI I ARTË” – Një nga ëndrrat e mëdha të numrit 10 të torinezëve është “Topi i Artë”. “Kur mblidheshim përreth ndonjë zjarri, në ndonjë piknik, në një mbrëmje vere, ua shpreha këtë dëshirë shokëve të mi… Ta fitoja ‘Topin e Artë’ do të ishte jo vetëm një kënaqë- si personale, por mbi të gjitha një mesazh i rëndësishëm për shumë fëmijë që, ashtu si unë, e kanë ëndërruar. Kjo vlen mbi të gjitha për të gjithë ata që kanë lindur në një vend të vogël, larg nga qendrat e mëdha, me shpresën që një ditë edhe ata të mund të tregojnë një histori si e imja”.

BOTËRORI DHE ITALIA – Ai në Botërorin “Rusi 2018” do të jetë me siguri, ndërsa Italia jo. Dhe me sa duket, ai, pak vite më parë, mund të kishte qenë një ndihmë e madhe për “axurrët”. “Pranoj se federata italiane më propozoi që të vishja bluzën ‘axurre’ dhe i jam realisht shumë mirënjohës. Isha vetëm 19 vjeç, ndaj ishte e vështirë që t’i thosha ‘jo, faleminderit’. Por unë brenda meje ndihesha dhe jam ende më i bindur sot se kam bërë zgjedhjen e duhur, sepse jam një argjentinas dhe, në këtë mënyrë, do të kisha tradhtuar kombin tim”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"