Dibala-Higuain-CR7, një Juve “kanibale” për Sarrin. “Zonjën” e lakmojnë të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 10:33

Dibala-Higuain-CR7, një Juve “kanibale” për Sarrin. “Zonjën” e lakmojnë të gjithë

Nëse është e vërtetë se kush e nis mirë, ka bërë gjysmën e punës, atëherë Juventusi është jo një, por shumë hapa përpara kundërshtareve në Serinë A, por edhe në Europë madje. Arsyeja është e thjeshtë, sepse skuadra e Mauricio Sarrit është e vetmja në Europë mes emrave të mëdhenj që nuk e ka njohur ende shijen e disfatës.

higuain dibala ronaldo

Nëse në Itali ka rimarrë kreun ndaj Interit, pas duelit direkt (6 fitore dhe 1 barazim) në javën e shtatë, edhe në Champios torinezët kanë barazuar në transfertë me Atletikon dhe shkatërruan në shtëpi Leverkusenin. Me Juven shkurt nuk mund të matet asnjë për momentin, sepse edhe Liverpuli që avancon i sigurt në Angli me 8 fitore në 8 takime, në Europë u thye keq nga Napoli. Madje, edhe Reali i Madridit që në Spanjë kryeson La Ligën me 5 fitore dhe 3 barazime, mori një leksion të ashpër nga PSG-ja në Champions.

Ndërsa skuadra të tjera si Bajerni i Mynihut apo qoftë edhe Mançester Siti, pavarësisht premisave të larta, kanë bërë disa figura shumë të shëmtuara në kampionatet respektive, duke marrë edhe shumë akuza në kurriz. Prandaj, nëse ka një ekip për momentin që pasqyron përsosmërinë, ai është vetëm Juventusi, ndonëse Mauricio Sarri po mendon që t’i japë edhe një tjetër lustër krijesës së tij.

formav

Duke parë formën e shkëlqyer që kanë shfaqur Kristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain, është Paulo Dibala që ka fituar vitrinat e rëndësishme, ku pas SPAL-it dhe golit me Interin, është bombarduar me elozhe edhe nga trajneri i Argjentinës, në dy miqësoret e fundit, ndaj ideja për t’i hedhur në fushë ndaj Bolonjës nga minuta e parë 3 kanibalët në fjalë, po e tundon jo pak trajnerin Sarri.

Nga ana tjetër, fakti se edhe rivali i radhës nuk është nga ata të frikshmit, kjo ndeshje mund të jetë një test i radhës për të kolauduar më shumë mekanizmat e trios DibalaHiguain-Ronaldo, të cilët jo vetëm e lakmojnë të gjithë, por në të njëjtën kohë kjo është një nga armët që trajneri Sarri kërkon të perfeksionojë, për të trembur edhe kundërshtarët europianë.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"