Dibala-Hames, rokada e bujshme që në janar. Ja detajet e operacionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 18:58

Dibala-Hames, rokada e bujshme që në janar. Ja detajet e operacionit

Paulo Dibala është ob jektivi kryesor i Ba jernit të Mynihut, por duke parë të gjitha dëmtimet, të cilat skuadra gjermane po has në këtë fillimsezoni, tashmë gjigantët e Bundesligës po bëjnë një presion total te Juventusi, për ta pasur argjentinasin që në merkaton e janarit dhe jo më në verën e ardhshme. Sipas medias bavareze, tashmë krisja totale me Hames Rodrigezin nuk duket se do të mund të qepet më, prandaj duke parë edhe dëshirën e lojtarit apo edhe të menaxherit Zhorzh Mendez për t’u larguar nga Mynihu, edhe Bajerni po shtyn për ta bërë të mundur këtë tratativë që në merkaton e dimrit.

dybala hames

Ideja e parë për të mos hyrë në shifra konkrete dhe bisedime të tejzgjatura që presidenti Uli Hënes dhe shefi i klubit, Karl-Hainc Rumenige, po mendojnë, është ideja e një shkëmbimi kokë më kokë në janar mes Dibalës dhe Hamesit, për t’i thelluar gjerat në verë. Gjithsesi, kjo ide e parë pas idesë konkrete të hedhur nga bavarezët duket se është shtyrë nga Juventusi, ndonëse Bajerni nuk heq dorë. Sipas “Bild”, e cila vazhdon ta ndjekë me shumë interes këtë çështje, ata janë gati që t’ua lejojnë bardhezinjve Hames Rodrigezin që në janar, duke marrë përsipër edhe pagën e futbollistit, që të paguhet prej tyre, por në të njëjtën kohë edhe pagesën e plotë të rrogës së Paulo Dibalës, nëse italianët do të lejojnë argjentinasit të zbarkojë në “Allianz Stadium”.

Por sërish, edhe ky kusht duket se nuk tundon aspak krerët juventinë. Fakti që Paulo Dibala tashmë ka gjetur ritmin e duhur në këmbët e tij dhe për më shumë ka rritur bashkëpunimin me Kristiano Ronaldon, por mbi të gjitha duke parë edhe objektivin e “Zonjës së Vjetër” për të synuar me çdo kusht Ligën e Kampioneve, ata nuk duan që të humbin një lojtar si Dibala, që njeh idetë e lojës së skuadrës dhe që është shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Masimiliano Alegri. Gjithsesi, Bajerni do të vazhdojë të këmbëngulë mbi shkëmbimin e mundshëm Dibala-Hames, që në merkaton e dimrit, ndoshta duke vënë në tavolinë edhe disa miliona euro.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"