Dibala e pranon: Me Ronaldon jemi ekip tjetër, tani synojmë Champions League-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 18:12

Dibala e pranon: Me Ronaldon jemi ekip tjetër, tani synojmë Champions League-n

Paulo Dibala është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Juventusi. Lojtari bardhezi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij dhe këtë e ka treguar vetë loja e tij. Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve në fillim të sezonit me trajneri Maksimiliano Alegri ai diti se si ta fitojë vendin e titullarit. Ndërsa së fundmi në një intervistë ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Kristiano Ronaldon.

dibala ronaldo

“Që kur ai erdhi te Juventusi, ne jemi të lumtur që luajmë bashkë, jemi duke bërë mirë, kemi shënuar gola të rëndësishëm për Juventusin, Kristiano sapo ka arritur, por ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ne. Ne e dimë se si ai luan dhe sa shumë që punon. Sigurisht me atë në skuadër gjërat kanë ndryshuar dhe jemi të gjithë të lumtur për këtë gjë. Këtë vit jemi favorit për Champions League nëse luajmë të gjithë si grup.” – ka thënë Dibala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"