Dibala: E dhimbshme ta shoh Higuainin si rival, kemi vënë bast…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 20:17

Dibala: E dhimbshme ta shoh Higuainin si rival, kemi vënë bast…

Me Higuainin lidhën një miqë si të fortë dhe e ruajnë ende sot, sepse te Juventusi fituan gjithçka në Itali, por nesër në mbrëmje do e gjejnë njëri-tjetrin si rivalë. Kjo do të jetë shumë e çuditshme për Paulo Dibalën, siç pranon ai, përpara ndeshjes me Milanin.

Higuain Dibala

Paulo, në periudhën e fundit Milani ka shpejtuar hapin, ndërsa ju jeni ndalur ndaj Mançesterit. Si e prisni ndeshjen e “San Siros”?

Të dyja vijmë në një formë të mirë. Kundër Milanit është gjithmonë një ndeshje spektakolare, por ne jemi gati që të bëjmë një paraqitje të madhe dhe të kthehemi në shtëpi me tri pikë.

I keni shënuar shpesh Milanit. Me cilin gol jeni më tepër i lidhur?

Me atë të parin që i shënova me Palermon, në “San Siro”, sepse ai na ndihmoi të fitonim 2-0 dhe askush nuk e priste të ndodhte.

Do të ritakoheni me Higuainin, një prej miqve tuaj më të mirë. Çfarë ndjesish do të keni?

Folëm pak ditë më parë dhe do të jetë e çuditshme. E kisha hasur edhe më parë si kundërshtar, por pasi kemi fituar gjithçka te Juvja… Gjithsesi, në fushë secili do të mbrojë me çdo forcë fanellën e tij.

Çfarë i thatë njëri-tjetrit teksa folët? Vutë ndonjë bast?

Folëm në përgjithësi, bëmë disa batuta, së bashku me Duglas Kostën, pasi të tre kishim lidhur një miqësi të fortë. Sigurisht që kemi vënë edhe një bast mes nesh, por përgjigjen do ta marrim të dielën.

Dibala Higuain

Mbani numrin 10 në fanellë, jeni simboli i Juves së të ardhmes, por mbërritja e Ronaldos çfarë ju ka sjellë në skuadër?Sepse Kristiano është një superpersonazh në të gjitha aspektet…

Në fillim isha shumë kurioz të shihja mbi të gjitha personazhin që ai ishte brenda dhomave të zhveshjes, sepse atë që bënte në fushë, e njihnin të mirë. Por, profesionalizmi që tregon, qetësia e madhe dhe ajo që përfaqëson brenda dhe jashtë fushës janë mahnitëse. Është një person fantastik dhe e tregon në çdo stërvitje, por dashamirësia dhe humori që ka me të gjithë është gjëja që më ka goditur më shumë.

Del Piero feston sot (dje) 44-vjetorin. Urimi juaj nuk mungoi… Po datën e bastit të goditjeve të dënimit e keni caktuar apo jo?

Jo, unë po pres që të vijë Del Piero… (qesh). Aleksit i dërgova një mesazh, sepse ai flet gjithmonë mirë për mua dhe realisht do të doja të ecja në gjurmët e tij, për personin që është brenda dhe jashtë fushe. Është një shembull për mua dhe e vlerësoj në maksimum.

Kanë kaluar 48 orë, por fotoja juaj me Bonuçin që i flisni Murinjos qarkullon ende. Çfarë i thatë njëritjetrit?

Të gjithë marrim ofendime. E dimë që nuk është bukur, por unë i thashë Murinjos thjesht që nuk ishte situata për të acaruar më tej gjakrat.

Përgatiti: JETON STAMOLLA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"