“Dibala do shkojë te Interi”, menaxheri i futbollistëve paralajmëron “bombën” e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 22:41

“Dibala do shkojë te Interi”, menaxheri i futbollistëve paralajmëron “bombën” e merkatos

Paulo Dibala do të transferohet nga Juventusi te Interi në fund të këtij sezoni. “Garancinë” për atë që do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së viteve të fundit, e ka dhënë menaxheri i njohur Fulvio Valkarexhi, djali i ish-[trajnerit të përfaqësueses italiane.

marota dibala

“Dibala do të shkojë te Interi, do ta shihni, raportet e tij me drejtuesit e Juves tani kanë marrë fund, edhe ata me instancat më të larta dhe Anjelin. Marrëveshja është kryer. Dibala do të vishet zikaltër”, tha ai për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Vlahoviç? Edhe transferimi i tij është çështje e mbyllur sepse është mbyllur brenda në shtëpi dhe nuk del nga frika e reagimit të tifozëve, ka policinë që e mbron poshtë derës. Tifozët e kanë inatin me drejtuesit e klubit, por unë e kisha thënë edhe kur u transferua Kieza. Juventusi ka më shumë kënaqësi kur merr nga Fiorentina, pasi nxit më shumë urrejtjen e tifozëve vjollcë ndaj klubit bardhezi”, tha Valkarexhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"