Dibala dhe Ikardi mungojnë sërish, trajneri i Argjentinës: Ndaj Guatemalës nuk luajnë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 17:52

Dibala dhe Ikardi mungojnë sërish, trajneri i Argjentinës: Ndaj Guatemalës nuk luajnë sepse…

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, është gati të bëjë debutimin e tij në krye të Argjentinës. Ekipi amerikano-latin, do të luajë në një miqësore me Guatemalën. Pas një mbyllje shumë kontroverse të Kupës së Botës, që solli edhe largimin e trajnerit Sampaoli, edhe kapiteni Mesi, u detyrua të marrë një pauzë nga kombëtarja, për të reflektuar.

lionel skaloni

Trajneri Skaloni, ka folur për dy mungesa të mëdha, që nuk do të luajnë ndaj Guatemalës, si Ikardi dhe Dybala, edhe pse mungon gjithashtu edhe Lionel Mesi. “Ikardi bo bën një punë hsumë të mirë dhe më pëlqen, por do ta nisë nga stoli ndeshjen, dhe gjatë minutave do shohim nëse do të ketë hapësirë për të. Ideja është që të luajë si titullar ndaj Kolumbisë, kështu që do të ketë edhe dy ditë më shumë. Të shohim çfarë do të ndodhë. Dibala? Ai ka pasur disa probleme personale, dhe është bashkuar me vonesë me ekipin, sigurisht, edhe me lejen time. Nesër do të jetë pjesë e skuadrës, por nuk do të luajë. Me siguri ndaj Kolumbisë do të jetë gati” – deklaroi trajneri Skaloni.

Nga ana tjetër, risi do të jetë Xhovani Simeone, sulmuesi i Fiorentinës, i cili do të bëjë debutimin absolut me Argjentinën, dhe që këtë ndeshje pritet ta nisë nga minuta e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"