Dibala bën prapakthehu, merret vendimi i papritur nga Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 14:45

Dibala bën prapakthehu, merret vendimi i papritur nga Juventusi

Paulo Dibala mendohej se e kishte mbyllur aventurën e tij me Juven në sfidën kundër Lacios përpara tifozërisë së tij.

DIBALA

Por nëse fillimisht në dakordësi me trajnerin Alegri ai duhej të mos ishte grumbulluar për në Firence, mëngjesin e djeshëm ka ardhur urdhri i ri: jo vetëm që do të udhëtojë me skuadrën, por në të njëjtën kohë pritet që të jetë titullar, së bashku me të tjerët që do të përshëndesin, Kielini e Bernardeski.

Edhe Vlahoviç që gjithashtu mund t’i kursehej që të luante një tjetër sfidë në ish-stadiumin e tij, do të grumbullohet, por nuk dihet nëse serbi do të jetë nga minuta e parë.

Me shumë mundësi në vijën e parë të sulmit do të jenë Mois Ken, Alvaro Morata e Paulo Dibala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"