Diaz dhe Rebiç me gola e asiste, trajneri Pioli në “hall” me rebelët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 23:57

Diaz dhe Rebiç me gola e asiste, trajneri Pioli në “hall” me rebelët

Në Milan-Udineze 4-2, Ante Rebiç dhe Brahim Diaz bënë paraqitje “përbindëshash” dhe të gjithë janë kureshtarë mbi zgjedhjet që do të bëjë Steano Pioli. Të gjithë trajnerët në fakt ëndërrojnë të kenë probleme bollëku, të gjithë duan të kenë lojtarë që në ndeshje dhe në stërvitje japin maksimumin për t’i vënë në vështirësi.

REBIC DHE DIAZ

Kroati dhe spanjolli tani për tani kanë shënuar një pikë në favor të tyre. Rebiç dhe Brahim Diaz gjithashtu e kishin nisur mirë sezonin e kaluar. I pari kishte shënuar kundër Liverpulit në Champions dhe kundër Juventusit në Serinë A; ndërsa i dyti e nisi me 4 gola dhe 3 asistime. Më pas, shumë probleme fizike për të dy që shënuan regres dhe pankina në seri.

KONKURRENCA – Në fakt, ata nuk arritën të ndikojnë shumë në vitin që i çoi kuqezinjtë të fitonin titullin e 19-të, por tani kërkojnë shpagim. Rebiç synon të rikthehet në atë të sezoneve 2019- 2020 dhe 2020-2021, kur, duke shpërthyer në të dyja rastet në fazën e dytë.

Sezone dyshifrore për sa u përket golave, por Origi dhe Zhiru duken gati të rikthehen në fushë si titullarë. Brahim, nga ana tjetër, dëshiron të zmbrapsë sulmet e De Ketelares dhe Jasin Adlisë. Gjithashtu sepse ky është sezoni i fundit i huazuar nga Reali i Madridit dhe e ardhmja e tij do të duhet të marrë një kthesë të caktuar herët a vonë. Do të shohim, pra, nëse numri 12 dhe numri 10 i Piolit do të jenë në gjendje të përmbysin parashikimet që i shohin ata zgjedhje të dyta gjatë gjithë sezonit.

SULMI – Ndërkohë në listën e sulmuesve të Milanit është edhe njëfarë Zlatan Ibrahimoviç. Ai rrezikon ta gjejë zonën e rreptësisë mjaft të ngarkuar. Fanella me numër 9 qëndron fort mbi supet e Zhirusë, bomberit të titullit së kuqezinjve me gola vendimtarë dhe të rëndë në ndeshjet e rëndësishme. Por, edhe Ante Rebiç duket se ka rilindur, autor i një dopiete të bukur ndaj Udinezes të shtunën e kaluar në “San Siro”.

Më pas është Divok Origi i cili debutoi zyrtarisht me Milanin në minutat e fundit të ndeshjes kundër friulianëve. Ai e nisi krah Zhirusë, dhe, në fakt, duke vërtetuar se prania e njërit nuk e përjashton automatikisht tjetrin nga formacioni titullar. Për Atalanta-Milan të dielën në “Gewiss Stadium”, Pioli ka vetëm sikletin e zgjedhjes për sulmin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"