Di Maria bëhet shpejt i urryer për tifozët e Juventusit, kritika pa fund për shkak të… Dibala

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 22:26

Di Maria bëhet shpejt i urryer për tifozët e Juventusit, kritika pa fund për shkak të… Dibala

Angel Di Maria do të mbyllë shumë shpejt zyrtarisht eksperiencën e tij si bardhezi, pasi nuk do të rinovojë kontratën me Juventusin, pas një aventure që nuk shkoi siç shpresonte argjentinasi dhe që duket se po mbyllet me polemika të tifozëve ndaj tij.

sddssdsdsd

Shkak është bërë një postim në Instagram i Paulo Dibala. Ish-sulmuesi i Juventusit, tashmë te Roma, ka përshëndetur të gjithë tifozët me një postim në rrjetet sociale në fund të ndeshjes ndaj Specias. Ai u bë protagonist në fundin e sfidës duke shënuar penalltinë që i dha suksesin 2-1 ekipit të tij e duke i garantuar praninë në Ligën e Europës në edicionin e ardhshëm.

Një postim poshtë të cilit u shfaq edhe një mesazh pëlqimi i Di Marias me tre emoji zjarri. Postim i cili ka sjellë reagimin e shumë tifozëve juventinë, të cilët i kanë kujtuar se pikërisht goli i shënuar nga Dibala, me të vërtetë çoi Romën në Ligën e Europës, por la Juventusin në Ligën e Konferencës, që shihet si një “dënim” për shumë prej klubeve të mëdha italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"