“Dhuratë dhe leksion nga Varane”, Enea Mihaj i ekzaltuar: Ja çfarë më bëri përshtypje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 22:18

“Dhuratë dhe leksion nga Varane”, Enea Mihaj i ekzaltuar: Ja çfarë më bëri përshtypje

Enea Mihaj ka ndarë në rrjetet sociale një foto me fanellën e Rafael Varane, pas ndeshjes kundër Francës, edhe pse shqiptari nuk u aktivizua. 

mIHAJ DHE VARANE

“Të fitosh ato që ka arritur Varane, është e vështirë t’i ëndërrosh e jo më t’i arrish. Nuk më bëri përshtypje lehtësia me të cilën më dha fanellën, por përulësia dhe thjeshtësia kur ai kërkoi timen.

Një leksion i vërtetë se pavarësisht çfarë arrijmë, të mbetemi  të thjeshtë e të përulur”, ka shkruar mbrojtësi i Kombëtares.

Mihaj Varane

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"