Dhunoi shtëpinë e Ibrahimoviçit, penalizohet tifozi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 17:45

Dhunoi shtëpinë e Ibrahimoviçit, penalizohet tifozi

Një tifoz i Malmos në Itali është gjobitur me 300 € për shkak se hodhi një pako me acid drejt portës së vilës ku jeton ylli suedez i futbollit Zllatan Ibrahimoviç.

319_zlatan_ibrahimovic

“La Repubblica” raporton se ky shtetas ka vepruar i indinjuar nga mbështetja që Ibra i ka dhënë rivalëve të Malmos, Hamarbit duke deklaruar kohë më parë se do të mbështeste financiarisht këtë skuadër.

Duke qenë se Ibrahimoviç e ka nisur karrierën me Malmon, sjellja e tij favorizuese për rivalët e përjetshëm konsiderohet tradhëti nga tifozët e skuadrës suedeze.

Kujtojmë që në Malmo disa kohë më parë, disa ultras të Malmos dëmtuan statujën e Ibrahimoviçit në qytetin suedez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"