Dhunë në Kategorinë e Parë, futbollistët goditen me grushta në fundin e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 18:45

Dhunë në Kategorinë e Parë, futbollistët goditen me grushta në fundin e ndeshjes

Rikthehet dhuna në Kategorinë e Parë. Një incident është shënuar në përfundim të ndeshjes Erzeni-Vllaznia B 1-3.

kategoria-e-pare

Vendasit të pakënaqur me humbjen, e kanë shfryrë dufin duke goditur me grushta futbollistët shkodranë. Lajmin e konfirmon trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja në një prononcim për “ShkodraNews”.

elvis kraja

“Është e vërtetë që ka pasur përleshje pas ndeshjes me Erzenin. Siç duket lojtarët dhe tifozët e ekipit vendas nuk e pranuan humbjen ndaj ekipit tonë. Sapo përfundoj takimi pati përplasje mes lojtarëve. Dua të theksoj se dy lojtarët e ekipit tonë, Suad Bega dhe Mario Kola janë goditur me grushta nga lojtarët vendas dhe kanë rënë përtokë. Ky nuk është futboll. Është turp që ndodh një gjë e tillë, FSHF duhet të marrë masa ndaj këtyre fenomeneve. Përveç goditjes nga lojtarët, ka pasur ndërhyrje në fushë edhe nga tifozët që kanë tentuar të godasin lojtarët tanë. Nga ana tjetër, forcat e policisë ishin të pafuqishme për të reaguar dhe se di pse. Kemi qëndruar për disa minuta të mbyllur në dhomat e zhveshjes”, shprehet Kraja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"