Dhunë në Durrës/ Tifozët e Lushnjës godasin policinë, lumë fyerjesh ndaj arbitrit Sino (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 21:42

Dhunë në Durrës/ Tifozët e Lushnjës godasin policinë, lumë fyerjesh ndaj arbitrit Sino (VIDEO)

Përplasje dhe dhunë në ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Lushnjës dhe Teutës që po zhvillohet në Durrës.

27294144_10211385600576821_1651524836_n

 

Tifozët e Lushnjës raportohet se jane perplasur fizikisht me Policine e Durresit. Nje grup tifozësh kanë goditur policinë dhe kanë shperthyer në të shara ndaj arbitrit Sino.

Policia në momentet qe ka tentuar te qetesojë tifozet, keta të fundit i jane kthyer me goditje. Per kete arsye uniformat blu kanë shoqeruar ne Komisarait 13 tifoze te Lushnjës, për dhune ndaj uniformes se policisë.

Gjatë përplasjes së tifozëve me forcat e rendit, ka mbetur e lënduar edhe një police femër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"