Dhunë ndaj partneres për Krishtlindje, arrestohet në Francë futbollisti i Argjentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2021 | 19:30

Dhunë ndaj partneres për Krishtlindje, arrestohet në Francë futbollisti i Argjentinës

Futbollisti i përfaqësueses së Argjentinës, Fakundo Medina, është arrestuar sot nga policia franceze pas akuzave për dhunë ndaj të dashurës së tij, tashmë ish e dashura. Mbrojtësi i Lens është ende në qeli në pritje të sqarimit të ngjarjes.

fakundo medina mesi

Medina akuzohet nga ish-partnerja se e ka dhunuar në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit, kur ajo gjendej në shtëpinë e tij. Ajo ka bërë denoncimin në polici e më pas për këtë arsye, futbollisti është shoqëruar në komisariat.

Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e zënkës së çiftit, por miq të lojtarit, insistojnë se ka qenë pikërisht vajza që i është hedhur sipër atij duke e goditur dhe ky i fundit e ka shtyrë atë me forcë, por pa qëllim për ta dhunuar siç pretendohet në denoncimin kundër tij në polici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"