Dhunë barbare ndaj punonjësit të FSHF-së, dërgohet urgjent në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 23:36

Dhunë barbare ndaj punonjësit të FSHF-së, dërgohet urgjent në spital

Genci Ruçi, shofer prej vitesh në institucionin e futbollit shqiptar, ka rënë pre e një dhune barbare një orë më parë afër banesës së tij. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë drejtuesit e FSHF-së, të cilët kanë shkuar urgjentisht në spitalin e traumës.

genci ruci

Mësohet se Ruçi ka qenë duke shkuar në banesën e tij, teksa një grup të rinjsh e kanë goditur me gurë dhe levë në kokë. Punonjësi i administratës së FSHF-së ka qëndruar i shtrirë në tokë për disa minuta, derisa ka mbërritur autoambulanca.

Gazeta mëson se gjendja e punonjësit të FSHF ka ardhur duke u stabilizuar. Aktualisht ai është i shtruar në spitalin e traumës, ku po merr një ndihmë të specializuar. Burime spitalore tregojnë se Ruçi ka marrë plagë të mëdha në pjesën e fytyrës dhe kokës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"