Dhuna vandale ndaj gjyqtarit në Peqin, reagon FSHF: Akt i dënueshëm me 3 vite burg, Policia e Shtetit të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 17:46

Dhuna vandale ndaj gjyqtarit në Peqin, reagon FSHF: Akt i dënueshëm me 3 vite burg, Policia e Shtetit të …

Një akt i shëmtuar u regjistrua në fundin e ndeshjes Shkumbini-Dinamo e vlefshme për Kategorinë e Parë, teksa gjyqtari Sokol Bebja u dhunua nga disa tifozë, të cilët u futën në fushën e blërtë për të sulmuar arbitrin.

 111111

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë masa urgjentisht për të arrestuar agresorët. Bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal, agresorët rrezikojnë në 3 vjet heqje lirie.

fshf_logo_e_re21-1

REAGIMI I FSHF:

Dhunimi i një zyrtari sportiv, akt i dënueshëm deri në tre vite heqje lirie.

Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje  Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin  274/A  të Kodit Penal.

FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë. FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"