Dhuna vandale ndaj arbitrit në Peqin, reagon drejtuesi i Shkumbinit: Gjykim aspak korrekt, absolutisht nuk mundet të lejohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 22:07


Dhuna vandale ndaj arbitrit në Peqin, reagon drejtuesi i Shkumbinit: Gjykim aspak korrekt, absolutisht nuk mundet të lejohet…

Një akt i shëmtuar u regjistrua në fundin e ndeshjes Shkumbini-Dinamo e vlefshme për Kategorinë e Parë, teksa gjyqtari Sokol Bebja u dhunua nga disa tifozë, të cilët u futën në fushën e blërtë për të sulmuar arbitrin.

fusha

Në lidhje me këtë akt të dhunshëm, klubi peqinas ka reaguar nëpërmjet postimi në rrjetet sociale, teksa administratori i klubit, Lorenc Hasbajrami, ka shpjeguar këndvështrimin e tij dhe klubit mbi këtë ngjarje.

Postimi i klubit:

“Deklarate e Drejtuesve te Shkumbinit.
Lorenc Hasbajrami(Administratori klubit): Takimi ndaj Dinamos ka qene nje ndeshje e vleresuar nga djemte por qe bukurine nje ndeshje futbolli ia prishi gjykimi aspak korrekt dhe i njeanshem gjyqtarit te takimit.Kjo ka cuar qe i gjithe takimi te kaloje me shume stres nga lojtaret ne fushen e lojes nga stafi ne pankine dhe irritimin e tifozeve ne tribune.Ne perfundim megjithe irritimin e disa tifozeve por qe absulutisht nuk mundet te lejohet te behet tragjike.Stafi shkumbinit lojtaret ne asnje moment nuk kane lejuar te dhunohen gjyqatari i takimit Sokol Bebja por edhe kane mbrojtur se bashku me lojtaret dhe stafin miq qe gjithcka te shkoje normale dhe pa incidente.Pas sfides policia e shtetit ka percjell gjyqtarin e takimit ndersa ne perfundim nuk ka patur asnje denoncim per akte dhune ndaj gjyqtarit te takimit apo ndonje shenje minimale dhune.Ndaj kerkojme qe edhe trumbetimi sikur ne Peqin ka ndodhur akte dhune te mos jete e njeanshme. Ndaj gjyqatrit Bebja theksojme qe nuk ka patur dhune sikurse masat e sigurise kane bere maksimumin ne mbarevajtjen e nje takimi te provokuar nga fillimi deri ne perfundimin e tij”.

PEQIN

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com