Dhuna në Pukë/ Disiplina mblidhet sot, Metani: Po baltoset Tërbuni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2020 | 18:00

Dhuna në Pukë/ Disiplina mblidhet sot, Metani: Po baltoset Tërbuni

Komisioni i Disiplinës në FSHF do të mblidhet sot dhe ngjarja e Pukës, ku pas ndeshjes TërbuniEgnatia pati dhunë ndaj miqve, do të jetë në qendër të diskutimit. Pukjanët presin me ankth të mësojnë çfarë vendimi do të merret për ta, ku të gjithë skenarët janë të mundshëm.

disiplina

Zyrtarët e FSHF-së në atë ndeshje, Justin Bespalla dhe Idriz Gashi, kanë bërë raportin përkatës për gjithçka. Nga ana e rrogozhinasve ka pasur pretendime për dhunë masive të drejtuesve të klubit të Tërbunit ndaj tyre sapo përfundoi ndeshja, ku pukjanët nuk u pajtuan me barazimin.

METANI – Kapiteni i Tërbunit, Mikel Metani, thotë për “Panorama Sport” se është ekzagjeruar ajo çfarë ndodhi pas ndeshjes me Egnatian në Pukë. Sipas tij, në fushë ka qenë gjithçka korrekte, pas ndeshjes pati pak tension, por që mbi ekipin pukjan po hidhet baltë.

METANI

“Kemi luajtur një ndeshje të qetë, pa konfrontime. Gjykimi ishte korrekt, e respektojmë kryesorin Xhemalaj dhe asistentët e tij. Tek Egnatia kam shokë dhe kam respekt për të gjithë, por nuk është mirë të hidhen akuza pa fakte. Dimo nuk është goditur nga askush. Është i treti sezon që jam pjesë e Tërbunit dhe kam parë vetëm mikpritje nga drejtuesit dhe tifozët. Tërbuni ka treguar vlera kudo ku ka luajtur dhe nuk është e drejtë të hidhet baltë mbi të.

Tani duam të fitojmë dy ndeshjet e mbetura, me Dinamon dhe Burrelin”, tha mbrojtësi Metani për gazetën. Në fakt, tek Egnatia nuk kanë akuzuar lojtarët e Tërbunit për dhunë, por drejtuesit e këtij ekipi dhe punonjësit e sigurisë. Këta të fundit, sipas rrogozhinasve, në vend t’i mbronin, i kanë dhunuar.

Ditmir Pema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"