Dhuna në Përmet, reagon Domosdova: Arbitrat gënjehen me 20 litra naftë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 16:19

Dhuna në Përmet, reagon Domosdova: Arbitrat gënjehen me 20 litra naftë

Lidhur dhe me ngjarjet e fundit të dhunës të ndodhura në Përmet, klubi i Domosdovës ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Arbitrat janë bërë gangrena më e madhe në futboll, sidomos në Kategorinë e Dytë.

Dhuna

Tregohen të njëanshëm dhe favorizojnë një ekip apo një tjetër për një drekë që stafi i njërit apo tjetrit ekip që ju ka dhënë apo për 20 litra naftë. Tallen me djersën e një ekipi të tërë për ca përfitime qesharake.

Më pas degradohet në dhunë siç ndodhi në Përmet. Dhuna është totalisht e patolerueshme, por edhe arbitrat e bëjnë baltë fare. Ndonjëherë me dashje, ndonjëherë për një drekë dhe ndonjëherë tjetër bëjnë gafa dhe arrijmë në dhunë”, thuhet në reagim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"