Dhuna në Përmet/ 3 lojtarë të Këlcyrës në gjyq, tifozët bllokojnë rrugën nacionale (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 11:12

Dhuna në Përmet/ 3 lojtarë të Këlcyrës në gjyq, tifozët bllokojnë rrugën nacionale (Video)

Pas dhunes së djeshme neë ndeshjen Përmeti – Këlcyra, ku lojtarët e skuadrës mike dhunuan në grup të riun e kolegjiumit të Fierit, Alvi Paco, policia ka prangosur sot tre lojtarë. Sipas të dhenave të para mesohet se tre të arrestuarit janë lojtarë të ekipit të Këlcyrës. Në pranga nga policia u vune E.K, 30 vjeç, A.H 21 vjeç dhe M.XH 21 vjeç.

Dhuna

“Jan liruar dje në oret e para te mengjesit 4 nga 7 lojtaret e shoqeruar. Të liruarit janë: Saimir Kule, Renis Spahiu, Fation Sakollari Andi Zaimi. Ndërsa 3 lojtaret e tjerë, Entilon Kamberaj , Andi Hina dhe Meleq Xhakollari janë shoqeruar për në Gjirokaster dhe të marten dalin në gjyq”, shkruan faqja e Këlcyrës në “Facebook”.

Protesta

Ndërkohë raportohet se pas arrestimit të 3 futbollistëve, afro 200 tifozë të Këlcyrës kanë dalë në protestë. Tifozët kanë bllokuar aksin nacional Këlcyrë – Përmet. “Nuk jemi pro dhunës, por arbitri kishte marrë lek dhe e prishi qëllimisht ndeshjen”, u shprehën ata.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"