Dhuna në ndeshjen ndaj Maliqit, dy lojtarët e Këlcyrës përjashtohen përjetë nga futbolli

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 18:12

Kategoria e dyte Të fundit

Dhuna në ndeshjen ndaj Maliqit, dy lojtarët e Këlcyrës përjashtohen përjetë nga futbolli

Dy lojtarë të Këlcyrës, kanë marrë një dënim shembullor idtën e sotme nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, pas dhunës në ndeshjen ndaj Maliqit fundjavën që lamë pas.

Coli

Aristidh Coli

Lojtari Aristidh Coli, që goditi lojtarin e Maliqit në nofull, është përjashtuar përjetë nga aktivitetet futbollistike në FSHF. Një ndëshkim të përjetshëm nga futbolli, ka marrë edhe lojtari tjetër, Saimir Kule, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe kundërshtarit.

11. Lojtari i KF Kelcyra Saimir Kule per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe kundërshtarit ne baze te Nenit 48/1/b, 47/1/f dhe Nenit 31/1 te KDS dënohet me përjashtimin perjete nga cdo aktivitet futbollistik.

12. Lojtari i KF Kelcyra Aristidh Coli per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/f te KDS dënohet me përjashtim perjete nga aktiviteti futbollistik.

1

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com