Dhuna në ndeshjen Lushnja-Luzi, sekretari Sula: Sherri u provokua nga tifozët miq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2022 | 18:18

Dhuna në ndeshjen Lushnja-Luzi, sekretari Sula: Sherri u provokua nga tifozët miq

Lushnja-Luzi degjeneroi në një sherr masiv në tribunë. Një situatë gati e paprecedentë, sidomos në “Roza Haxhiu”.

asdasdasddd

Fill pasi miqtë shënuan golin e dytë, pati përleshje mes tifozëve dhe për pasojë loja u ndal për pak minuta. Për të parën herë reagojnë edhe verdhejeshilët për atë që ndodhi të shtunën në stadiumin e tyre.

Është sekretari i klubit që flet shkurtimisht për “Panorama Sport”. Mario Sula shprehet se gjithçka erdhi prej provokimeve që tifozëve miq.

“Sherri u provokua nga tifozët e Luzit. Ata e nisën sherrin. Tifozët kundërshtarë provokuan disa herë, ndaj ndodhi ai episod”, deklaroi Sula.

EKIPI – Nëntë pikë në nëntë ndeshje. Lushnja vijon të hasë vështirësi në marrjen e rezultateve. Edhe ndaj Luzit, u “stopuan” në shtëpi. Për momentin skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ndodhet në vendin e 11-të, gjithnjë në rrezik për rënien. E megjithatë, shenja “jete” dhanë.

Edhe pse u gjendën në disavantazh 0-2, rikuperuan në 2-2. Protagonist u bë Mikel Canka me dy penallti. Kapiteni për gazetën e komenton kështu këtë barazim.

“E dimë që nuk na takojnë këto rezultate. Lushnja luajti për fitore. Ishim disa herë pranë golit të tretë dhe nuk e arritëm. Mendoj që fitoren duhet ta kërkojmë kur rezultati është 0-0 dhe jo të reagojmë kur jemi në disavantazh. Duhet të kemi më shumë besim dhe më shumë psikologji. Po përgatitemi për ndeshjen e radhës me Tërbunin dhe duhet të rikthehemi me patjetër te fitorja”, deklaroi sulmuesi, që shkoi në kuotën e 3 golave.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"