VIDEO/ Dhuna ndaj Egnatias në Pukë, reagon Sindikata: Të dënohen në mënyrë shembullore, kërkojmë policinë në stadiume

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 15:58

VIDEO/ Dhuna ndaj Egnatias në Pukë, reagon Sindikata: Të dënohen në mënyrë shembullore, kërkojmë policinë në stadiume

Dhuna që ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të Egnatias ditën e djeshme në ndeshjen me Tërbunin, ka bërë që të vijnë shumë reagime, për shkak se dhuna është një problem shumë i madh në futbollin shqiptar.FGFG

Për këtë ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, të cilët në reagimin e tyre shprehen se këto ngjarje duhet të dënohen menjëherë, madje duke shtuar se dënimi dihet të jetë shembullor, pasi kjo nuk duhet të ekzistojë më në futbollin shqiptar.

REAGIMI:

Të nderuar miq.
Që futbolli shqiptar është në një krizë identiteti ky është një fakt që të gjithë e dimë por pakkush e thotë me zë të lartë.
Edhe kur ne flasim përsëri është dikush që do të na kundërvihet duke u bërë avokat i padrejtësisë. Ajo që ndodhi dje në Pukë ishte jo vetëm e turpshme por edhe e dënueshme penalisht.

Kemi kërkuar me kohë që të miratohen nismat ligjore për privatizimin e klubeve të futbollit në pronësi të bashkive.
Vetëm në këtë mënyrë do të shmangim dhunën që vjen nga përfaqësuesit e politikës.

Nisur nga ngjarjet e djeshme i bëjmë thirrje policisë së shtetit që menjëherë të nisë hetimet për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë personat përgjegjes qofshin përfaqësues të bashkisë, klubit të sportit, policisë private apo kushdo tjetër i përfshirë në ushtrimin e dhunës ndaj futbollistëve dhe stafit teknik të K.F. Egnatias.

Gjithashtu një thirrje të fortë i bëjmë futbollistëve që të mos bëhen pjesë e dhunës dhe të kërkojnë marrjen e rezultatit sportiv me dhunë.

Duhet të mendoni se, sot ata që ju dhunoni, nesër do të jenë shokët tuaj te skuadrës.
Futbolli i cili është pasioni ynë, është spektakli që duhet të na bashkojë me njëri-tjetrin.
Ndërsa dhuna nuk duhet të jetë në ADN-ën tonë.

Nisur nga këto ngjarje të renda ku po vihet në rrezik jeta e futbollistëve, Sindikata i kërkon FSHF dhe Policisë së Shtetit që nga edicioni i ardhshëm futbollistik rendi në stadiume të ruhet nga policia e shtetit.
Po për ne, Sindikatën e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, këmbanë alarmi është shkaku për të cilën u dhunuan futbollistët e Egnatias. Ata u akuzuan dhe u dhunuan se po luanin për Dinamon.

Ky fakt i dhimbshëm, por dhe disa dhjetra përpara tij, tregojnë se futbolli shqiptar e ka humbur besimin tek gara e ndershme. Janë drejtuesit e klubeve ata që besojnë dhe trajnerët ata që akuzojnë në këtë fund kampionati se rezultati sportiv nuk vjen nga fusha e lojës por nga tavolinat e lokaleve ku fatet sportive të klubeve te futbollit ndryshojnë si gotat e verës.

Që futbollistëve , klubeve të futbollit, presidentëve, zyrtarëve të FSHF si dhe tifozëve t’ju kthehet futbolli i vërtetë duhet që jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarje të dënohen në mënyrë shembullore pasi kanë rrezikuar jetën e futbollistëve por në mënyrë shembullore të dënohet çdo person që me subjektivizmin e tij ka devijuar rezultatet e gares.


View this post on Instagram

Të nderuar miq. Që futbolli shqiptar është në një krizë identiteti ky është një fakt që të gjithë e dimë por pakkush e thotë me zë të lartë. Edhe kur ne flasim përsëri është dikush që do të na kundërvihet duke u bërë avokat i padrejtësisë. Ajo që ndodhi dje në Pukë ishte jo vetëm e turpshme por edhe e dënueshme penalisht. Kemi kërkuar me kohë që të miratohen nismat ligjore për privatizimin e klubeve të futbollit në pronësi të bashkive. Vetëm në këtë mënyrë do të shmangim dhunën që vjen nga përfaqësuesit e politikës. Nisur nga ngjarjet e djeshme i bëjmë thirrje policisë së shtetit që menjëherë të nisë hetimet për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë personat përgjegjes qofshin përfaqësues të bashkisë, klubit të sportit, policisë private apo kushdo tjetër i përfshirë në ushtrimin e dhunës ndaj futbollistëve dhe stafit teknik të K.F. Egnatias. Gjithashtu një thirrje të fortë i bëjmë futbollistëve që të mos bëhen pjesë e dhunës dhe të kërkojnë marrjen e rezultatit sportiv me dhunë. Duhet të mendoni se, sot ata që ju dhunoni, nesër do të jenë shokët tuaj te skuadrës. Futbolli i cili është pasioni ynë, është spektakli që duhet të na bashkojë me njëri-tjetrin. Ndërsa dhuna nuk duhet të jetë në ADN-ën tonë. Nisur nga këto ngjarje të renda ku po vihet në rrezik jeta e futbollistëve, Sindikata i kërkon FSHF dhe Policisë së Shtetit që nga edicioni i ardhshëm futbollistik rendi në stadiume të ruhet nga policia e shtetit. Po për ne, Sindikatën e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, këmbanë alarmi është shkaku për të cilën u dhunuan futbollistët e Egnatias. Ata u akuzuan dhe u dhunuan se po luanin për Dinamon. Ky fakt i dhimbshëm, por dhe disa dhjetra përpara tij, tregojnë se futbolli shqiptar e ka humbur besimin tek gara e ndershme. Janë drejtuesit e klubeve ata që besojnë dhe trajnerët ata që akuzojnë në këtë fund kampionati se rezultati sportiv nuk vjen nga fusha e lojës por nga tavolinat e lokaleve ku fatet sportive të klubeve te futbollit ndryshojnë si gotat e verës.

A post shared by SFPSH.Sindikata Futbollistave (@s.f.p.sh) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"