Dhuna ndaj arbitrit Kola, reagon FSHF: Lojtari do marrë ndëshkimin e duhur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 22:38

Dhuna ndaj arbitrit Kola, reagon FSHF: Lojtari do marrë ndëshkimin e duhur!

FSHF ka reaguar pas dhunës së ditës së sotme në ndeshjen Shkumbini-Veleçiku, ku u godit me grusht gjyqtari i takimit Klajdi Kola. Federata e quan të papranueshëm këtë veprim, dhe se do të marrë ndëshkimin e merituar nga Komisioni i Disiplinës.

fshf-logo-standartizim

REAGIMI

Federata Shqiptare e Futbollit reagon me forcë karshi dhunës në drejtim të arbitrave, më konkretisht në episodin e shëmtuar të ndodhur sot në përfundim të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Velecikut për playoff-in e Kategorisë së Parë, ku një futbollist i Shkumbinit ka goditur me grusht arbitrin e takimit. Kjo ngjarje është tërësisht e papranueshme, dhe do të marrë ndëshkimin e duhur në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Dhunimi në fushë i arbitrit të takimit, dhe veprimi antisportiv e tërësisht ekstrem i futbollistit peqinas është totalisht i dënueshëm dhe meriton ndëshkim të rëndë nga organet disiplinore. FSHF nuk do të tolerojë asnjëherë, askënd dhe kërrkënd që provokon, nxit dhe ushtron akte dhune në fushat e futbollit.

Të tilla ngjarje nuk i përkasin lojës së futbollit dhe si të tilla kërkojnë ndëshkimin e merituar.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"