Dhuna e zyrtarit të Kastriotit ndaj gjyqtarit, Komisioni i Disiplinës në… “gjumë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 19:14

Dhuna e zyrtarit të Kastriotit ndaj gjyqtarit, Komisioni i Disiplinës në… “gjumë”

Në ndeshjen e luajtur fundjavën e shkuar mes Kastriotit dhe Egnatias, e vlefshme për Kategorinë e Parë, zyrtari i Kastriotit Gazmend Vogli, ka goditur me shpullë gjyqtarin e katërt Endrit Zhuli.

bandicam 2019-09-19 16-10-08-318

Një ngjarje e rëndë në vetvete të cilën dhe më të rëndë e bën fakti që polici i pranishëm nuk ndërhyri.

Për këtë ngjarje, Komisioni i Disiplinës është në vonëse pasi ende nuk ka marrë asnjë vendim edhe pse ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Pritet me mjaft interes vendimi që do të marrë Komisioni i Disiplinës për këtë ngjarje.

Kujtojmë që sezonin e kaluar, klubi i Kamzës u dënua me rënie nga kategoria, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"