Dhuna e Daliut ndaj gjyqtarit, reagon shoku i tij tek Tirana: Ra pre e provokimeve të pseudoarbitrave, shembull duhej të bëheshin ata që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 15:22

Dhuna e Daliut ndaj gjyqtarit, reagon shoku i tij tek Tirana: Ra pre e provokimeve të pseudoarbitrave, shembull duhej të bëheshin ata që…

Pamjet e djeshme nga ndeshja e basketbollit mes Teutës dhe Tiranës, ku basketbollisti i bardhebluve, Bruno Daliu godiste me grushte një nga gjyqtarët e takimit, Jurgen Muho, ishin skandaloze dhe bënë xhiron e mediave.

daliu vogli

Arbitri Muho, Bruno Daliu dhe Redi Vogli

Ndërkohë, një nga shokët e ekipit të Daliut tek Tirana, është edhe Redi Vogli, një nga personat që ishte më pranë në momentin e dhunës, e që po mundohej të mbante shokun Daliu.

partizani tirana basketboll meshkuj

Gjithsesi, në një reagim në “Facebook”, Vogli shprehet se Daliu është një djalë shembullor, pro që dje ra pre e provokimeve dhe njëanshmërisë së ‘pseudoarbitrvare’, që marrin zarfet duke trukuar ndeshjet.

REAGIMI I RED VOGLIT

Doja te thoja dy fjale per shokun tim te ngushte qe mbreme ra pre e provokimeve dhe njeanshmerise se fedegjenerates dhe pseudoarbitrave qe po e shkatarrojne kete sport dhe qe e kan cu ne kete fare derexheje.Me vjen keq per Jurgen Muhon por keshtu e kishin mesuar shefat dhe ai thjeshte zbatoi urdherat.Shembull duhet te ishte ndonje tjeter qe ç’do ndeshje mer zarfet trukon ndeshjet dhe fiton shuma marramendese ne kurrizin dhe djersen tone ,ndersa ne ekipi i Tirones vazhdojme paguhemi me trajtim ushqimore nga Bashkia Tirane!

Nuk mund te rri goje mbyllur pa thene dy fjale per Brunon,ai eshte nje nga djemte shembull te basketbollit shqipetar,djale i mrekullueshem familjar prind i dy femijeve dhe mbreme e ka kaluar naten ne birruce per shkak veprimit te tije te nxituar (por qe dha nje shembull) per kto plera per kto te degjenerum qe ndeshje per ndeshje mbushin arken e federates.I bej thirrje mediave portaleve qe mos te hedhin balte mbi figuren e Bruno Daliut por ti shikojne gjerat ashtu sic duhen pare.Kur lojtaret gabojne denohen si ti doje qejfi federates po kur gabojne arbitrat (me tendence) pse nuk i denon njeri?!

 

Di te them qe po nuk u vu drejtesia dhe jo njeanshmeria ky rast ka per tu perserit!

Capture

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"