Dhuna e basketbollistit të Tiranës ndaj gjyqtarit, reagon Federata: Akt barbar, ditën e hënë do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 13:08

Dhuna e basketbollistit të Tiranës ndaj gjyqtarit, reagon Federata: Akt barbar, ditën e hënë do të…

Federata Shqiptare e Basketbollit ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas dhunës së ndodhur ditën e djeshme në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ku lojtari i Tiranës masakroi me grushte arbitrin e ndeshjes.

dhuna basket

FSHB, dënon ngjarjen e shëmtuar dhe shprehet se dhuna barbare është e papranueshme. Federata mbështet veprimet e Policisë, ndërkohë po administrohen protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë, ndërsa ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës për të marrë një vendim.

REAGIMI I FSHB

Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme.

Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti.

Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje.

Federata Shqiptare e Basketbollit

 

24

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"